Ura për te “Marku”
Bridge to Mark

Parathënie

E lexoj Biblën çdo ditë. Por në pjesën më të madhe të rasteve, më duket sikur nuk e kuptoj. Gjuha e saj nuk është gjithnjë e lehtë, dhe nuk e kuptoj se çfarë po më thotë
Perëndia.
Këto vërejtje të fëmijëve kanë nxitur tek unë dëshirën e zemrës për të shkruar një libër të thjeshtë, që do të shërbente si një “urë” për t’i ndihmuar lexuesit e Biblës
ta kuptojnë atë që lexojnë, si dhe të bëjnë lidhjen me jetën e tyre. Bibla është libri më i çmuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Në të është mesazhi i Krijuesit tonë për ne!
Struktura e këtij libri është qëllimisht e ndryshme
nga librat e kohës së përkushtimit, libra të cilët japin nga një shpjegim ose të bëjnë të reflektosh mbi një varg të Shkrimit të Shenjtë në mënyrë të përditshme. Te libri Ura për te “Marku” do të lexoni një pasazh nga Bibla. Pas tij, ka disa mësime apo mendime nga ai pasazh i Shkrimit për ju, mendime rreth të cilave mund të mendoni dhe të luteni. Të rinjtë, si edhe ata që sapo prezantohen me Biblën, mund të gjejnë në të disa fjalë ose fraza të vështira për t’u kuptuar. Për t’i ndihmuar lexuesit që të rrokin kuptimin e fjalëve të vështira, kam shtuar disa përkufizime dhe shpjegime në tekstin e Biblës. Ju fare lehtë mund të shihni atë që kam shtuar, sepse fjalët e Biblës janë me shkrim
të theksuar, ndërsa shtojcat e mia me shkrim të rregullt. Shpresoj që duke e pasur tekstin e Biblës, të shoqëruar me fjalë të thjeshta dhe me një shpjegim të shkurtër,
t’i kemi siguruar lexuesit një “urë” për ta njohur më mirë gjuhën e Biblës.

Pastor  Arnoud  T . Vergunst