Fija e kuqe e Biblës sime
My Bible has a Golden Thread

Pasqyra e lëndës
Hyrje
1. Librat e ligjit
2. Librat e popullit (I)
3. Librat e popullit (II)
4. Libra plot urtësi dhe poezi
5. Profetët e mëdhenj
6. Profetët e vegjël (I)
7. Profetët e vegjël (II)
8. Ungjilli dhe Kisha
9. Letrat e Palit drejtuar bashkësive
10. Letrat e Palit drejtuar individëve
11. Letra drejtuar të krishterëve hebrenj
12. Letrat e përgjithshme
13. Zbulesa e fundit
Epilogu

Peter van Olst

A mund të të bëj disa pyetje? Vetëm disa, sa për të orientuar disi mendimet e tua, edhe në qofshin vetëm dy minuta reflektim…

• A e ke zakon të lexosh Biblën? A lexon vargje të lira apo pasazhe të plota? Kapituj të veçuar apo libra të tërë? Nga lart poshtë apo anasjelltas? A i lexon pasazhet me zë të lartë?
A mund të shpjegosh se përse lexohet Bibla në këtë mënyrë?
• A mendon se gjithçka që shkruhet në Bibël ka të njëjtën rëndësi? Përse jo dhe përse po?
• A të ka rastisur të mos kuptosh ndonjë gjë? Çfarë bën në këto raste?
• A mund ta përmbledhësh gjithçka që ke mësuar nga Bibla në një mesazh të shkurtër?
Nëse po, ç’mesazh do të ishte ky? A ka lidhje Bibla me këtë mesazh?
Bibla është një libër shumë i madh, por këtë nuk e kuptojmë menjëherë. Biblat shtypen në fletë shumë të holla dhe me germa shumë të vogla. Por nëse Bibla do të shtypej në letër normale dhe me germa në madhësi të zakonshme, e gjithë përmbajtja e saj nuk do të gjente vend në një vëllim të vetëm. Nuk do të mundnim ta mbanim Biblën nën krah, as brenda një çante të vogël, as në punë dhe as në kishë. Shumë shpejt do të kuptonim që Bibla është shumë më tepër se një libër. Në fakt, ajo është një bibliotekë e tërë.